Për ne

Kompania REFORMA karakterizohet me një zhvillim e rritë normale, pa bujë e zhvillime dramatike, gjë që paraqet një shembull të mirë e të rrallë në këto hapësira dhe rrethana të vështira të formimit dhe rritës së saj.

Dje

Kompania REFORMA u themelua në vitin 1990 në një shitore të vogël me vetëm dy punëtorë, me fare pak mjete financiare, por me një vullnet e dëshirë për punë e suksese dhe një vizion të qartë nga themeluesi.

Sot

Kompania REFORMA është rritur në një kompani moderne me mbi 40 punëtorë të profileve të ndryshme të cilët me shume sukses i kryejnë punët dhe detyrat e tyre në objekte moderne (mbi 20.000 m2) si në shitjen e auto pjesëve (mbi 17.000 artikuj) ashtu edhe në shitjen e automjeteve të reja të markës AUDI , servisimin e veturave si dhe kontrollimin teknik të automjeteve. Klienti furnizohet dhe shërbehet në të njëjtin vend me pjesë origjinale e shërbim cilësor, me garanci për produktet dhe shërbimet e ofruara, si dhe me çmime korrekte. Të gjitha këto, me një staf profesional dhe përmes menaxhimit të suksesshëm të kompanisë.

Neser

Kompania REFORMA do të jetë ende më e madhe, ende më cilësore dhe ende më e suksesshme. Synimi i drejtuesve të saj është zgjerimi i kapaciteteve, shtimi i punëtorëve, si dhe zgjerimi i rrjetit të shitjes nëpër të gjitha qendrat e Kosovës

Prishtinë

Filan Fisteku

Pozita