Audi A5 Sportback

Kur forma kthehet në magjepsje.
Audi A5 Sportback.

Një moment i shkurtër. Sa hap e mbyll sytë. Për më gjatë nuk ka nevojë për të zgjuar entuziazëm. Një vështrim në Audin A5 Sportback mjafton për ta kuptuar: Ky është momenti i duhur.

Ai mishëron sintezën e përsosur të projektimit të veçantë, efikasitet mbresëlënës dhe sportivitet dinamik. Dhe ofron cilësi të lartë në çdo detaj. Një kupe krejtësisht e rinovuar.