Audi A3/S3

Ka vetëm një drejtim: Përpara
Audi A3/S3.

Modeli i suksesshëm i Audi është edhe më tërheqës: Versioni i ri i modelit A3 vjen me sisteme të reja ndihmëse për shoferin dhe motorë, si dhe me dritat e përparme dhe të pasme të ridizajnuar nga fillimi. Sistemet e argëtimit dhe ato ndihmëse janë në nivelin e klasës më të lartë. Në secilin variant Sportback, Limousine apo Carbriolet, vijnë dizajne të avancuara, teknologji të reja, plot dinamizëm dhe efikasitet në ecje.

Motorët e avancuar, të tillë si p.sh 1.0 TFSI me 85 kW (116 KF) për modelet A3 ose 2.0 TFSI me 228 kW (310 KF) për modele S3, ofrojnë dinamikë efikase në ngarje. Karakteristikë e veçantë është kabina virtuale e Audit, e disponueshme në klasën kompakt. Zbuloni projektimin në shumë aspekte.